Komuna e Bujanocit do të nis aksionin d solidarizimiy me Shqipërinë, pas termetit të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrethin e Durësit.

Aksioni solidarizues do të filloj që nesër prej orës 11:00 me grumbullimin e ndihmave në veshëmbathje, gjëra ushqimore dhe produkte higjienike.

Lajmin mbi nisjen e këtij aksioni, është bërë i ditur nga faqja zyrtare e Komunës së Bujanocit, ku thuhet:

Bujanoci solidar – pranë Shqipërisë❤

Komuna e Bujanocit, nesër, duke filluar nga ora 11:00 fillon me aksionin solidarë për grumbullimin e ndihmave që do t’i dedikohen vendbanimeve të goditura nga tërmeti në Shqipëri.

Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapsirat e Zyrës për të rinjë.

Luten të gjithë të interesuarit të ndihmojnë me gjëra ushqimore, higjienike, rroba.

Çdo ndihmë e karakterit tjetër do të jetë e mirëseardhur.

Bujanoci pranë Shqipërisë.🇦🇱

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme