Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm. Shqipëria është këndellur pas humbjes 4-1 kundër Francës për ta mundur Islandën në Elbasan Arena 4-2 dhe për të mbajtur shpresat për kualifikim tutje Kastriot Dërmaku (33′), Elseid Hysaj (52′), Odise Roshi (79′) dhe Sokol Cikalleshi (82′) shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Gylfi Sigurdsson (47′) dhe Kolbeinn Sigthorsson (58′) për Islandën. Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet në pozitën e katërt në grup me 9 pikë, 6 më pak se Turqia e Franca që e kryesojnë renditjen dhe 3 më pak se Islanda që renditet e treta. Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon më 11 tetor si mysafire e Turqisë. Like 0