Shqipëria ka shënuar fitore me rezultat 4:2 ndaj Islandës, në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.

Shqipëria është këndellur pas humbjes 4-1 kundër Francës për ta mundur Islandën në Elbasan Arena  4-2 dhe për të mbajtur shpresat për kualifikim tutje

Kastriot Dërmaku (33′), Elseid Hysaj (52′), Odise Roshi (79′) dhe Sokol Cikalleshi (82′) shënuan për kuqezinjtë, ndërsa Gylfi Sigurdsson (47′) dhe Kolbeinn Sigthorsson (58′) për Islandën.

Pas kësaj fitoreje, Shqipëria renditet në pozitën e katërt në grup me 9 pikë, 6 më pak se Turqia e Franca që e kryesojnë renditjen dhe 3 më pak se Islanda që renditet e treta.

Ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon më 11 tetor si mysafire e Turqisë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport