Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shqipëria do të marrë nga data 1 qershor 2022 Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, raporton noa.al. Kjo është hera e parë që Shqipëria mban presidencën e KS gjatë mandatit të saj dyvjeçar në Këshill. Vitin e ardhshëm Shqipëria do të ketë presidencën pak muaj përpara përfundimit të mandatit, në Tetor 2023. Programi i punës i kësaj presidence ndërlidh më së miri përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit me zhvillimet më të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, sic është lufta në Ukrainë. Kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ministrja e Jashtme Olta Xhaçka do të shkojnë nesër në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara për të marrë pjesë në eventin e dorëzimit të Presidencës. Shqipëria u pranua anëtare e OKB më 14 dhjetor 1955 dhe pas 66 vjetësh anëtarësie, u votua për herë të parë si anëtare në Këshillin e Sigurimit. Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Britania e Madhe, Franca, Rusia dhe Kina janë anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare kanë mandat dyvjeçar. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
KËRKOHET RRITJE E TAKSËS PËR PRODUKTET SERBE NGA 10 PËR QIND NË 50 PËR QIND Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), duke komentuar …