• Magazina
Faqja Kryesore Lajme Zumberi po stërvitet me ekipin e parë të Kosovës djaloshi nga Rainca e Preshevës që premton shumë për të ardhmen e fudbollit

Zumberi po stërvitet me ekipin e parë të Kosovës djaloshi nga Rainca e Preshevës që premton shumë për të ardhmen e fudbollit

2 Min e Lexuar
0
0
80

Përveç stërvitjeve të zakonshme, në ditën e sotme përzgjedhësi Alain Giresse ka vendosur të zhvillojë edhe një ndeshje testuese, duke i ndarë lojtarët në dy ekipe.

Për këtë ndeshje u ftuan edhe katër futbollistë nga Përfaqësuesja U21, Leard Sadriu, Valon Zumberi, Ilir Krasniqi dhe Qendrim Zyba.

Njëri nga mbrojtësit më perspektiv të Kosovës padyshim se është Valon Zumberi, i cili aktivizohet me skuadrën e madhe gjermane Hamburg.

19-vjeçari është lider në mbrojtjen e Kosovës U21 dhe shihet si e ardhmja e Dardanëve.

Preshevari gjithashtu shihet si mbrojtës me të ardhme edhe te Hamburgu që i kanë bërë kontratë profesionale dhe pritet të jetë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm te klubi gjerman nga ky edicion.

“E kam thënë edhe më parë se qëllimi im është që sa më parë të jem pjesë e Kosovës A, por më duhet ende punë dhe të bëhem një titullar tek Hamburgu”, u shpreh mbrojtësi i talentuar.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme

Rri i Kyçur me ne!

e3

Rishikimet e fundit

Argëtim

Shfleto më shumë

Lajme Random

Lifestyle të Famshme

Hapsirë Reklamuse

Arhiva

Ndrysho Gjuhën