Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, dyshohet se me ndërmjetësimin e firmës “WSCHB&L.PLANET DOO” në Preshevë po e mundëson punësimin e të rinjve të Preshevës në kompaninë e dhëndrit të tij, “Worklink Construktion GmbH” në Gjermani, duke e ndihmuar kështu shpopullimin e Preshevës nga shqiptarët. Përmes burimeve të saja, KosovaNews merr vesh se kompania e biznesit “WSCH B&L.PLANET DOO” me bazë kryesore në Preshevë, me pronar Lavdrim Nuhiu, e që ka seli edhe në Mannheim të Gjermanisë, është bashkëpunëtor i Shqiprim Arifit. Ndërkaq, kompania “Worklink Construktion GmbH”, po ashtu në Mannheim të Gjermanisë, është e regjistruar në emër të Berat Jusufit që është burri i vajzës së (dhëndri) Shqiprim Arifit. Në bazë të regjistrave, adresa e që të dyja këto kompanive në Gjermani figuron të jetë e njejtë: Adresa dhe regjistri i selisë së Kompanisë “WSCHB&L.PLANET DOO” të Lavdrim Nuhiut në Gjermani Adresa dhe regjistri i kompanisë “Worklink Construktion GmbH”, të Berat Jusufit (dhëndri i Shqiprim Arifit) Sipas burimeve, kryetari Arifi së pari po i drejton të rinjtë në kompaninë “WSCH B&L.PLANET DOO” të bashkëpunëtorit të tij Lavdrim Nuhiu, në mënyrë që kjo e fundit t’u mundësoj marrjen e vizës së punës për punësim në kompaninë e dhëndrit të Arifit “Worklink Construktion GmbH” që operon në Mannheim të Gjermanisë. Burimet thonë se prapa të dyja këtyre firmave ndërmjetsuese, qëndron vet Shqiprim Arifi i cili dyshohet se po kontribon në punësimin e të rinjëve nga Presheva në Gjermani për përfitime materiale/KosovaNews/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Digjet Athina – 50 Viktima nga zjarri, 150 Të lënduar Ka arritur në përmasat e tragjedisë numri i të vdekurve nga zjarret që përfshinë …