Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Shtëpia e Kulturës “Abdulla Krashnica” në Preshevë, ka mbyllë dyert për aktivitetet kulturore që financohen nga Qeveria e Kosovës,bën me dije artisti Preshevar Gani Veseli. “Për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike!” ka shpjeguar Veseli në njoftimin e tij të postuar në facebook. Ky projekt realizohet me përkrahjen financiare nga Këshilli Kombëtar Shqiptar përmes Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën, projekt për të cilin është diskutuar shumë në sferën publike nga kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi,ka shkruar aktori preshevar Gani Veseli. Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të Gani Veselit të publikuar në faqen e tij në facebook: Të nderuar miq, kolegë dhe ju të respektuar artëdashës, kam knaqësin të ju ftoj në Premierën e projektit filmik “HESHTJA VRET” që do të mbahet më datë 10.06.2023 (e shtunë) në shtëpin e kulturës në Bujanoc me fillim nga ora 19:00 🎬 Hyrja e lirë, ju mirëpret ekipi realizues i organizatës Colosseum Production Projekti mbështet finaciarisht nga Qeveria e Kosovës🇽🇰 dhe Këshilli Kombëtar Shqiptar🇦🇱 Arsyetim: për shkak të mosbashkëpunimit të mirë me drejtorin e shtëpisë së kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshëvë, me arsyetimin se po i pengon “kryetarit” gjë që është e ditur që nga fillimi se këtij të fundit i pengojnë edhe aktivitetet edhe sukseset e mija , kështu që unë si punëtor (aktor) i këtij institucioni (Teatrit të Preshevës) detyrohem që të ndryshoj lokacion dhe Premierën e filmit ta bartë në Bujanoc, por kjo aspak nuk zbeh vullnetin apo angazhimin tim për ti ofru qytetarëve organizime kulturore dhe artistike! Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Komuna e Bujanocit ka ndarë sot 20 milionë dinarë për përkrahjen e bizneseve lokale Kryetari i komunës së Bujanocit sot ka shpërndarë kontratat e nënshkruara mes komunës së …