Kryetari i kuvendit komunal z.Enver Ramadani ftonë qytetarët e komunës së Bujanocit që ti përgjigjen pozitivishtë nesër zgjedhjeve për bashkësi lokale ku do të zgjidhen përfaqesuesit legjitim të cdo bashkësie.

Kjo o thirrja e plotë e z.Ramadani

Të nderuar qytetar,

Nesër ( e diel) do të mbahen zgjedhjet për Bashkësitë Lokale në territorin e Komunës së Bujanocit.

Pas përfundimit të gjitha procedurave ligjore si Kuvend Komunal, njëherit edhe Komisionit të zgjedhjeve për bashkësit lokale, dhe paraqitjes së kandidatëve për të garuar në zgjedhjeve , ju ftoj që nesër të merrni pjesë dhe të votoni për Bashkësit e juaja lokale, ku do të zgjedhni përfaqësuesit tuaj legjitim.

Zgjedhjet mbahen në 40 vendvotime, në gjithsejt 29 Bashkësi Lokale në teritorin e Komunës së Bujanocit.

Vendvotimet do të jenë të hapura nga ora 7.00 deri ora 20.00

Andaj, edhe njëherë ju ftoi që të merrni pjesë dhe të legjitimoni përfaqësuesit tuaj.

Me fat!

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme