Faqja Kryesore Botë Shtetet e Bashkuara dërgojnë raketa të fuqishme në Oqeanin Paqësor

Shtetet e Bashkuara dërgojnë raketa të fuqishme në Oqeanin Paqësor

2 Min e Lexuar
0
0
38

Diku në Oqeanin Paqësor, anijet luftarake amerikane janë duke transportuar armë të reja, për të cilat analistët thonë se mund ta ndryshojnë baraspeshën e fuqisë ushtarake në rajonet e kontestuara, siç është Deti Jugor i Kinës.

Anija e shpejtë luftarake e forcave amerikane, me emrin “USS Gabrielle Giffords”, është nisur nga San Diego më herët këtë muaj me një raketë të re të forcave detare dhe një dron të madh.

Kjo raketë vështirë së mund të hetohet nga radarët dhe mund të manovrojë në atë mënyrë që t’iu shmanget sistemeve mbrojtëse të armikut. Droni përdoret për t’i ndihmuar raketës që t’i gjejë më lehtë caqet e goditjes.

“Pentagoni është duke e ndërtuar një forcë ushtarake që mund të operojë në një bazë më të qëndrueshme”, tha analisti i mbrojtjes, Timothy Heath, duke iu referuar llojllojshmërisë së anijeve dhe aeroplanëve kinezë në Paqësor.

Ndryshe, Shtetet e Bashkuara dhe Kina e kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për militarizimin e Detit të Kinës Jugore, i cili është një nga zonat më të kontestuara në botë. Disa shtete kanë pretendime territorial në këtë pjesë, por Kina thotë se shumica e detit i përket asaj, shkruan “CNN”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë