Botë Shtyhet takimi Trump-Putin Nga Wikiliks U postua 08/11/2018 2 Min e Lexuar 0 0 33 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kremlini ka njoftuar se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të mos mbajnë një takim në Paris për të shmangur zhvendosjen e vëmendjes nga ceremonia përkujtimore që zhvillohet në fundjavë, me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. “Presidenti rus Vladimir Putin dhe ai amerikan Donald Trump do të takohen menjëri-tjetrin shkurtimisht, por nuk do të mbajnë një takim të plotë, të gjatë”, ka thënë këshilltari i Kremlinit për Çështjet e Jashtme Yuri Ushakov. Zoti Ushakov ka deklaruar se Franca shprehu shqetësimin se një takim Trump-Putin do të tërhiqte vëmendjen nga ceremonia përkujtimore e Parisit. Zyrtarët nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia vendosën ta shtyjnë takimin deri në fund të muajit, kur të dy udhëheqësit pritet të marrin pjesë në takimin e Grupit të 20-shes që mbahet në Argjentinë. Të hënën, Trump ka deklaruar se me gjasë nuk do të takohej me Putinin në Paris, por gjatë takimit të G-20-shes. Sipas Yuri Ushakov-it, gjatë vizitës së këshilltarit amerikan të Sigurisë Kombëtare John Bolton muajin e kaluar në Moskë, ai dhe zyrtarët rusë biseduan gjithashtu për mundësinë që dy presidentët të vizitonin vendet respektive./lexo.al/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Në Francë, rreth 43,000 njerëz mbetën pa punë për shkak të protestave të “xhaketave të verdha” që filluan më 17 nëntor Sipas Ministrisë së ekonomisë, shumë kompani kanë pësuar dëme të mëdha materiale për shkak …