Kryetarja e Komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ka pritur sot një delegacion nga Republika e Shqipëris dhe Kosovës që ka të bëj me Unionin e Bashkive dhe Komunave Shqiptare  në Rajon, ku edhe sot hapën zyrën e turizmit dhe UBSHR-ës në Preshevë si mundësi e nesërme për zhvillim Ekonomik dhe Turistik, ka thën znj.Sinani.

Ky është edhe njoftimi i plotë i znj.Sinani

 

Sot pata kënaqësinë të mirëpres Drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare  në Rajon, znj. Andriola Kambo; kryetarin e komunës së Pejës , z.Gazmend Muhaxheri dhe drejtoreshën për kulturë në komunën e Pejës, znj. Xhaneta Syla.

Siç ishim dakorduar edhe në Kongresin e UBSHR në Tiranë, në takimin e sotëm u bë hapja e zyrës së UBSHR dhe zyra e Turizmit në Preshevë.

U diskutua po ashtu nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi me Komunën e Pejës për turizmin malor dhe ofrimi i ekspertëve për turizëm nga Tirana dhe Peja .

Nga Drejtoresha e UBSHR, znj.Kambo u diskutua që së shpejti të organizohen konferenca për bashkëpunim mes të rinjve e grave të komunave e bashkive që janë pjesë e kësaj organizate mbarëshqiptare.

Duke qenë komunë e diskriminuar në Serbi, edhe në aspektin socioekonomik, shpreha falenderim në emër të gjithë qytetarëve të Komunës së Preshevës për znj. Kambo, kryetarin Muhaxheri dhe të gjithë komunave pjesë e UBSHR për angazhimin e tyre.

Me zhvillimin e turizmit Preshevës do t’i hapen mundësi edhe për zhvillim ekonomik e kulturor.

Urime ❤

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme