Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Këshilltarja Politike e Kryeministrit Kurti znj.Ardita Sinani në pragë të marrveshjes mes Kosovës dhe Serbis ka thën se reciprociteti në të drejta mes serbëve në Republikën e Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi modeli i duhur për zgjidhje afatgjate. Në mënyrë konstante qeveritë e Serbisë, çfarëdo orientimi politik qofshin ato kanë pasur vetëm një të përbashkët. Atë të trajtimit të pakicës shqiptare që jeton në Serbi, e në veçanti në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Janë nënshkruar një mori marrëveshjesh, e janë marrë një varg obligimesh, madje edhe kur në to kanë qenë të përfshira edhe Ambasadat e huaja që veprojnë në Beograd. E në anën tjetër, nga qershori i vitit 1999 kur përfundoi lufta, pakica serbe që jeton në Kosovë është trajtuar veçmas nga të gjitha pakicat tjera. Madje edhe në aktet më të larta juridike të shteteve respektive, Kushtetutave të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, trajtimi i kapitujve që kanë të bëjnë me të drejtat e pakicave është jashtëzakonisht i madh. Edhe pse, ka tash e sa vite që në veçanti Serbia synon kinse demokratizimin e saj për të qenë e gatshme të jetë anëtare e familjes europiane, në këtë temë është në vendnumro. Në disa periudha ka shënuar edhe regres. Institucionet shtetërore, edhe sot nuk kanë arritur që të lëvizin asnjë hap as në trajtim më të avancuar me Kushtetutë të të drejtave të pakicave, duke e lënë këtë temë të përafërt me trajtimin e të drejtave të njeriut në përgjithësi. Përdrerisa Republika e Kosovës përmes Kushtetutës së saj, afirmon në masë të madhe avancimin dhe zhvillimin e lirshëm të identitetit dhe atributeve të secilës pakicë që jeton në Kosovë, e duke e dalluar në masë të madhe pakicën serbe ndaj të tjerave. E dhe përkundër kësaj, trysnia e Serbisë për kinse shkelje të të drejtave të serbëve në Kosovë vazhdon të përdoret si viktimizim i thuajse secilit udhëheqës shtetëror që nga përfundimi i luftës e këtej. E tërë kjo, është e dukshme që bëhet për instrumentalizimin e pakicës serbe në Kosovë, e me qëllim arritjes së interesave e qëllimeve autokratike të udhëheqësisë shterërore në Beograd. Me pak fjalë, për sa i përket realizimit të të drejtave të pakicave në Republikën e Kosovës dhe Serbisë, dallimi është substancial në përmbajtje e drastik në implementim. Prandaj, reciprociteti në të drejta mes serbëve në Republikën e Kosovës dhe shqiptarëve në Serbi, është në interes të të dyja shteteve respektive. Në veçanti për Serbinë, të cilës do t’i shërbente në demokratizimin e brendshëm të saj e rrjedhimisht edhe hapjes së mundësive për integrime euroatlantike, ka shkruar znj.Sinani Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Obradoviq: Vuçiq po negocion për njohjen e Kosovës Lideri i Dverit në Serbi, Boshko Obradoviq, kërkoi përsëri një seancë të jashtëzakonshme për …