Lideri i Dverit në Serbi, Boshko Obradoviq, kërkoi  përsëri një seancë të jashtëzakonshme për Kosovën.

Ai u tha gazetarëve në Beograd se Kuvendi i Serbisë asnjëherë nuk miratoi ndonjë platformë në bazë të së cilës presidenti Aleksandar Vuçiq mund të kryejë negociata.

Obradoviq tha se Vuçiq nuk ka të drejtë të ndryshojë kufijtë e Serbisë “për të negociuar fshehurazi dhe për të ndryshuar tonën për tonën dhe se ai nuk ka të drejtë të njohë pavarësinë e Kosovës”.

Ai gjithashtu pohon se Vuçiq po negocion për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për atë që Kosovës t’i bashkohen “pjesë tjera të Serbisë, komuna e tërë e Preshevës, tetë fshatra në komunën e Medvegjës dhe Bujanocit”.

Edhe deputetit i Partisë Popullore SDS, Miroslav Aleksiq, u tha gazetarëve se nuk ka pasur diskutime për Kosovën që shtatë vjet në Kuvendin e Serbisë, raporton KP

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme