Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Kryetarja e Komunës së Preshevës Ardita Sinani pas takimit që pati me Forumin e Gruas të SDA-së nga Sanxhku ka deklaruar se Sanxhaku dhe Lugina, një bashkëpunim i domosdoshëm anti-diskriminues. Megjithë veçoritë e tij krahas Luginës, edhe Sanxhaku është rajon i diskriminuar politikisht dhe i shtypur socio-ekonomikisht nga Qendra. Nga politikat shtetërore në Beograd. Si të tilla; sinergjia, bashkëpunimi dhe bashkërendimi midis nesh sot, e me të margjinalizuarit e tjerë nesër, janë të domosdoshme për liri dhe barazi. Për më shumë të drejta. Për më shumë mirëqenie. Si qytetarë, si shqiptarë, si boshnjakë, si të papunë, si gra etj. Në këtë kuptim, pata kënaqësinë të mirëpres sot në kabinetin tim delegacionin e Forumit të Gruas të Partisë së Aksionit Demokratik në Sanxhak (SDA Sanxhak), të kryesuar nga kryetarja, znj. Dinheta Puliq . SDA Sanxhak me deputetët e saj është dëshmuar partner i besueshëm i Luginës së Preshevës, në kuadër të Grupit të përbashkët Parlamentar në Kuvendin republikan me 3 deputetët shqiptarë të ‘Luginës së Bashkuar’, nën drejtimin e z.Shaip Kamberi. Bashkë është më e mundshme. Bashkë është më mirë ka shkruar znj.Sinani Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nis për të tretën ditë grumbullimi i protestuesve serbë, KFOR-i bën thirrje për shtensionim të situatës Ka nisur sërish grumbullimi i protestuesve në tri komunat në veri të Kosovës, atë …