Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Bashkimi Evropian dhe negociatorët e dialogut të Brukselit në vazhdimësi kanë paralajmëruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet gjatë këtij viti, por një gjë e tillë vlerësohet e paarritshme pasi të dyja palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta për përmbajtjen e marrëveshjes, e cila madje ende nuk ka filluar të negociohet Pavarësisht se në fillim të këtij viti zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, janë shprehur optimistë se marrëveshja finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të arrihej gjatë vitit 2018, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë. Kështu konsiderojnë monitoruesit e procesit të dialogut, të cilët thonë se arritja e një marrëveshje përfundimtare në mes të dyja vendeve është e pamundur të ndodhë në rrethanat aktuale brenda këtij viti. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. Në anën tjetër, përfaqësuesit e partive në pushtet pohojnë se dialogimi me Serbinë nuk është aspak i lehtë, porse ky proces duhet të vazhdojë. Ndërkaq, zyrtarë të opozitës vlerësojnë se procesi i negociatave nuk do të përmbyllet këtë vit. Andaj, siç ata vlerësojnë, duhet patjetër të bëhet një platformë, me të cilën do të pajtohet gjithë spektri politik në Kosovë. Vetëm në këtë formë sipas opozitarëve mund të arrihet një dakordim i gjerë mes dy taborëve. Në të kundërtën, siç ata janë shprehur, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Edhe zyrëtarisht Meritan Shabani me kontratë profesionale tek Bayern Munichen Meritan Shabani ka nënshkrua me klubin e Bayern Munich që e mbanë të lidhur …