Në mungesë të kuorumit, nuk është votuar rezoluta e deputetëve të Kuvendit të Kosovës për Luginën e Preshevës, kësisoj edhe seanca ka përfunduar.

Ndërkaq, Rezoluta e ardhur në seancë nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk është diskutuar.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, ka lexuar pikat e rezolutës së përpiluar me përfaqësuesit e grupeve parlamentare për Luginën e Preshevës.

Ai ka thënë se asnjë rezolutë tjetër nuk është parë e arsyeshme nga anëtarët që të diskutohet sot, përveç rezolutës që e kanë përpiluar vetë ata.

Sipas tij, kjo rezolutë përmban 13 pika dhe do të duhej të hidhej në votim.

Kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti në mungesë të kuorumit ka ndërprerë seancën.

Ndërsa, nesër është paralajmëruar që të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të vendoset për seancën e ardhshme të rregullt.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme