Në hyrje-dalje të Bujanocit, rrespektivisht në rreth-rrotullim e Bujanocit, ka ndodhur një aksident komunikacioni i pazakontë në të cilen është aksidentuar vetura e ndihmës së shpejtë me një veturë të tipit “Pevgeot 206”.

Deri më tani nuk dihet nëse ndonjë person ka mbetur i lënduar, përveç dëmtimeve të automjeteve, ndërsa si shkakë i aksidentit thuhet të ketë qenë ndërtimi jo adekuat i rreth-rrotullimit në vitin 2015-të.

Para pak ditësh LuginaLajm, ka raportuar se rreth-rrotullimi i cili ka kushtuar afro 800 mijë eurove po bllokon hyrje/daljen e Bujanocit përshkakë të projektimit të dobët, të ndërtuar vetëm para katër viteve.

Kujtojmë se, qeverisja e kaluar në mandatin 2012-2016 e udhëhequr nga Nagip Arifi, ketë projekt e promovonte si projekt tejet vital infrastrukturor për qytetin e Bujanocit./LuginaLajm/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme