Holanda dhe Anglia do të përballen në gjysmëfinalen e dytë në Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.

Spanja është finalisti i parë i Euro 2024, derisa Holanda dhe Anglia kërkojnë t’i bashkohen spanjollëve në finale.

Dueli gjysmë final mes Holandës dhe Anglisë zhvillohet sonte me fillim nga ora 21:00 në Signal Iduna Park në Dortmund.

Për herë të dytë në pesë vjet, këta dy gjigantë evropianë takohen në gjysmëfinale, me Holandën që triumfon 3:1 pas kohës shtesë në ndeshjen e Ligës së Kombeve 2019.

Në stadiumin Signal Iduna Park do të jetë një spektakël, pasi nuk ka më kalkulime dhe të dyja ekipet kombëtare e duan finalen e madhe

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport