Faqja Kryesore Botë Sot Parlamenti Evropian voton nëse von der Leyen do të jetë presidentja e Komisionit Evropian

Sot Parlamenti Evropian voton nëse von der Leyen do të jetë presidentja e Komisionit Evropian

2 Min e Lexuar
0
0
82

Parlamenti Evropian, sot do të votojë për kandidaten e vetme për president të Komisionit Evropian, Urusula von der Leyen. Për momentin, është duke u mbajtur debate brenda parlamentit, ku e para morri fjalën kandidatja e vetme për këtë post.

Urusula von der Leyen, e cila për momentin shërben si ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë, në fjalimin e saj, bëri të ditur se ajo do të luftojë për të ardhmen e Bashkimit Evropian dhe për një Evropë të bashkuar.

“Ne duhet të luftojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë, duhet të bëjmë progres për gjeneratat e ardhshme” tha ajo.

Sa i përket Brexit, ajo tha se është e hapur që afati i daljes së Britanisë së Madhe të shtyhet edhe më tej, ndërsa tha se i vjen keq për daljen e Britanisë, por se e respekton vendimin e qytetarëve të saj.

“Një shtet tani më po del nga Bashkimi Evropian” tha ajo, që u përcjell me duartrokitje nga Partia Brexit, e cila është e zëshme për daljen e Britanisë nga BE-ja.

“Na vjen keq, por e respektojmë” shtoi ajo.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë