Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr ”Spanja nuk e njeh Kosovën, prandaj do të votojë kundër çdo vendimi procedural dhe dhënies së statusit kandidat të Kosovës”, ka thënë Pascual Navarro përfaqësues i Spanjës për Bashkimin Europian, gjatë paraqitjes së tij para Komisionit të Përbashkët për BE, të mbajtur në Senat. Tutje ai ka shpjeguar se pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re, përcjell klankosova.tv. Gjëja normale, vazhdoi ai, është që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendosin liderët evropianë në Këshillin Evropian. “Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi Sekretari i Shtetit të Spanjës për Bashkim Europian. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Navarro ka theksuar se Qeveria e Spanjës “ka qëndrim konstruktiv” në lidhje me Ballkanin Perëndimor, mbështetë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe së fundi mbështet liberalizimin e vizave me Kosovën që edhe pse e cilëson se “është jo një shtet, është një territor me të cilin BE ka marrëdhënie”, përcjell klankosova.tv Like 0
Tutje ai ka shpjeguar se pasi Kosova të ketë dorëzuar zyrtarisht kërkesën e saj për anëtarësim në Presidencën aktuale, në këtë rast Republikën Çeke, duhet të merret një “vendim procedural”, të cilin supozohet se Suedia do ta miratojë që nga janari si Presidencë e re, përcjell klankosova.tv. Gjëja normale, vazhdoi ai, është që të kërkohet mendimi i Komisionit Evropian dhe më pas të debatohet për këtë çështje në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme dhe në fund të vendosin liderët evropianë në Këshillin Evropian. “Qeveria nuk do të mbështesë kandidaturën në rrethanat aktuale dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, theksoi Sekretari i Shtetit të Spanjës për Bashkim Europian. Spanja është një nga pesë vendet e BE-së, së bashku me Greqinë, Qipron, Rumaninë dhe Sllovakinë, që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Navarro ka theksuar se Qeveria e Spanjës “ka qëndrim konstruktiv” në lidhje me Ballkanin Perëndimor, mbështetë dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit dhe ndërmjetësimin e BE-së dhe së fundi mbështet liberalizimin e vizave me Kosovën që edhe pse e cilëson se “është jo një shtet, është një territor me të cilin BE ka marrëdhënie”, përcjell klankosova.tv
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ish- zëdhënësi i NATO-s: BE të mos e pranojë Serbinë pa e zgjidhur problemin me Kosovën Ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë fushatës ajrore kundër Serbisë në vitin 1999, Jamie Shea thotë …