Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një 28-vjeçar nga Kosova është therur për vdekje. Rasti tragjik ka ndodhur të dielën në Zvicër, në Biere në kantonin e Vaud-it. Siç raporton gazeta Blick, lidhur me rastin është arrestuar një 55-vjeçar po ashtu nga Kosova. Policia ishte lajmëruar nga një dëshmitar përmes telefonit se rreth orës 18:00 kishte hasur në një person i cili ishte shtrirë në rrugë dhe kishte humbur sasi të madhe të gjakut. 28-vjeçari vdiq në vendin e ngjarjes. Sipas policisë i njëjti ishte goditur me thikë në zonën e gjoksit. Thuhet se ai dhe i dyshuari njiheshin mes vete. Nuk dihen rrethanat se si erdhi deri tek ngjarja tragjike Like 0
Kurti: Ujmani është toka jonë jo e Serbis Ujmani nuk është pasuri natyrore por liqe artificial. Ujmani është pasuri, sepse është pasuri …