Për Spanjën mbrëm ky triumf erdhi pas 12 vitesh, pasi fituan EURO 2012.

Ndërkaq, Tre Luanët kurrë nuk kanë triumfuar në Evropian. Kështu, humbën finalen e dytë radhazi.

Në kampin anglez dëshpërimi ishte i madh, ndërkaq në atë spanjoll shpërtheu festa.

Faqja UEFA EURO 2024 ka publikuar fotografi nga festa e lojtarëve të Spanjës.

Në këtë turne, Spanja ishte në “grupin e vdekjes”, ku mposhti Kroacinë, Italinë dhe Shqipërinë. Më pas në fazën eliminatore mposhti Gjeorgjinë, Gjermaninë dhe Francën.

Në fund përmbyllën këtë Evropian historik për ta me fitore 2 me 1 ndaj Anglisë. 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Sport