Botë Stuhi të borës e erëra të forta/Rëndohet gjendja në Holandë dhe Gjermani Nga Wikiliks U postua 08/02/2021 2 Min e Lexuar 0 0 11 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Moti i keq ka bërë që të ndalen trenat dhe ka shkaktuar po ashtu qindra incidente rrugore. Sipas policisë, bilanci është 28 persona të plagosur, prej të cilëve dy në gjendje të rëndë, për shkak të rrugëve të ngrira. Autoritetet kanë njoftuar ndalimin e trenave në linjën mes Hamburgut dhe Hannoverit dhe mes Berlinit dhe perëndimit të vendit, për shkak të borës që ka mbuluar binarët. Në rajonin e Mynihut dhe në Vestfalinë perëndimore, autoritetet kanë ndaluar tranzitin e kamionëve në autostradë deri në orën 20.00. ndërkohë 55 kamionë kanë mbetur të bllokuar në borë. Por, edhe në vendet e ulëta stuhia Darsi ka shkaktuar shumë probleme. Zyra meteorologjike në Holandë ka lëshuar alarmin në të gjithë vendin. Bora ka mbuluar pjesën më të madhe të vendit duke bërë që qeveria të anulojë një takim të përjavshëm për menaxhimin e krizës me pandeminë. Trenat janë pezulluar ndërsa aeroporti i Schipolit në Amsterdam ka paralajmëruar pasagjerët për mundësinë e anulimit të fluturimeve. Në veçanti, në Holandë, nuk shihej një sasi e tillë bore prej 10 vitesh. Situata është rënduar akoma më shumë për shkak të erës së fortë që ka arritur një shpejtësi prej 90 km në orë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
13 vjet nga protesta e përgjakshme e 10 shkurtit, ku u vranë Arben Xheladini e Mon Balaj Dy aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, derisa protestonin kundër negociatave …