Për shkak të kushteve të rënda të motit në Stamboll, në Republikën e Turqisë, katër persona kanë humbur jetën dhe 19 janë lënduar.

Zyra e guvernatorit në Stamboll, duke cituar të dhëna nga Zyra e Situatave të Emergjencave (AFAD), tha se katër persona ishin vrarë, duke përfshirë një shtetas të huaj

Mësohet se kanë mbetur të plagosur 19 persona, ndër të cilët tre me lëndime të rënda ndërkohë që shërbimet kompetente punojnë me përkushtim në terren

Sipas mediave të huaja, gjatë ditës kur ndodhi stuhia e paprecedentë – të hënën – Bosfori ishte mbyllur për trafikun detar dhe as tragetet nuk lëviznin.

Veç kësaj, edhe disa fluturime të Turkish Airlines janë devijuar drejt qyteteve të tjera.

Stuhia shkaktoi kaos në metropolin prej 15 milionë banorësh – të paktën tetë persona u lënduan në qytete të tjera për shkak se era rrëzoi një kullë sahati, shkuli pemët, por edhe përmbysi automjetet.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme