Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Edhe 24 vjet pas operacionit të ashtuquajtur ”Stuhia” (5 gusht 1995) tensionet verbale midis Serbisë dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë ende të larta. Kjo e fundit e konsideron veprim të ligjshëm çlirimin e zonave të pushtuara të vendit, ndërsa serbët e shohin atë si një tragjedi dhe një akt spastrimi etnik. Ky ishte një operacion i kryer gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, i koordinuar nga ushtria kroate, me mbështetje ushtarake të forcave boshnjake të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, kundër ushtrisë serbe të Krajinas dhe milicive boshnjake rebele të Rajonit Autonom të Bosnjes Perëndimore. Të paktën 400 mijë serbë u spastruan nga Kroacia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në funksion të ceremonisë për këtë përvjetor, fton autoritetet kroate të shpjegojnë se si ishte e mundur që nga 582 000 serbë të regjistruar në censusin e vitit 1981, vetëm 184 000 të tillë u deklaruan të tillë në vitin 2011. Vuçiç thotë se për Kroacinë operacioni “Stuhia” ishte një ditë e gëzueshme, ndërsa për Serbinë është një nga ditët më të trishtuara të historisë së vendit. Nga ana tjetër, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, dërgoi një mesazh me rastin e Ditës të Fitores, të Atdheut dhe Ditës së Veteranëve, duke thënë se operacioni ”Stuhia” e shndërroi në realitet ëndrrën e kroatëve për liri e pavarësi duke lejuar që vendi të bëhej anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri kroat, Andrei Plenkoviç, në një mesazh, tha se Zagrebi feston me krenari 24- vjetorin e operacionit ushtarak “madhështor” falë të cilit “rendi kushtetues dhe ligjor i Kroacisë u vendos në pjesën më të madhe të pjesëve të saj”. Në Serbi, përkujtimi i 24-vjetorit të operacionit ”Stuhia” dhe dëbimi i serbëve nga Kroacia u zhvillua në manastirin e Krusedolit (50 kilometra në veri të Beogradit). Patriarku i Kishës Ortodokse Irinej kujtoi se ”Stuhia” ishte një krim i planifikuar nga shteti kroat dhe dënoi heshtjen e Kishës Katolike Romane. Së bashku me qindra persona, presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç ndezën qirinj për të kujtuar këtë ditë. “Serbët u larguan nga Kroacia, por nuk u zhdukën përgjithmonë”, tha Vuçiç duke ngritur pikëpyetjen nëse Kroacia ishte më e lumtur dhe më e pasur sot për shkak të asaj që ka bërë”. Në Kroaci, 24-vjetori i operacionit ”Stuhia” do të festohet sot dhe, ashtu si gjatë viteve të kaluara, ceremonia kryesore do të zhvillohet në Knin, bastioni i rebelëve serbë në Kroaci. Like 0
Edhe 24 vjet pas operacionit të ashtuquajtur ”Stuhia” (5 gusht 1995) tensionet verbale midis Serbisë dhe Kroacisë vazhdojnë të jenë ende të larta. Kjo e fundit e konsideron veprim të ligjshëm çlirimin e zonave të pushtuara të vendit, ndërsa serbët e shohin atë si një tragjedi dhe një akt spastrimi etnik. Ky ishte një operacion i kryer gjatë luftës për pavarësinë e Kroacisë, i koordinuar nga ushtria kroate, me mbështetje ushtarake të forcave boshnjake të ushtrisë së Bosnje-Hercegovinës, kundër ushtrisë serbe të Krajinas dhe milicive boshnjake rebele të Rajonit Autonom të Bosnjes Perëndimore. Të paktën 400 mijë serbë u spastruan nga Kroacia. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në funksion të ceremonisë për këtë përvjetor, fton autoritetet kroate të shpjegojnë se si ishte e mundur që nga 582 000 serbë të regjistruar në censusin e vitit 1981, vetëm 184 000 të tillë u deklaruan të tillë në vitin 2011. Vuçiç thotë se për Kroacinë operacioni “Stuhia” ishte një ditë e gëzueshme, ndërsa për Serbinë është një nga ditët më të trishtuara të historisë së vendit. Nga ana tjetër, presidentja kroate Kolinda Grabar-Kitaroviç, dërgoi një mesazh me rastin e Ditës të Fitores, të Atdheut dhe Ditës së Veteranëve, duke thënë se operacioni ”Stuhia” e shndërroi në realitet ëndrrën e kroatëve për liri e pavarësi duke lejuar që vendi të bëhej anëtar i plotë i bashkësisë ndërkombëtare. Kryeministri kroat, Andrei Plenkoviç, në një mesazh, tha se Zagrebi feston me krenari 24- vjetorin e operacionit ushtarak “madhështor” falë të cilit “rendi kushtetues dhe ligjor i Kroacisë u vendos në pjesën më të madhe të pjesëve të saj”. Në Serbi, përkujtimi i 24-vjetorit të operacionit ”Stuhia” dhe dëbimi i serbëve nga Kroacia u zhvillua në manastirin e Krusedolit (50 kilometra në veri të Beogradit). Patriarku i Kishës Ortodokse Irinej kujtoi se ”Stuhia” ishte një krim i planifikuar nga shteti kroat dhe dënoi heshtjen e Kishës Katolike Romane. Së bashku me qindra persona, presidenti Vuçiç dhe kryeministrja Ana Brnabiç ndezën qirinj për të kujtuar këtë ditë. “Serbët u larguan nga Kroacia, por nuk u zhdukën përgjithmonë”, tha Vuçiç duke ngritur pikëpyetjen nëse Kroacia ishte më e lumtur dhe më e pasur sot për shkak të asaj që ka bërë”. Në Kroaci, 24-vjetori i operacionit ”Stuhia” do të festohet sot dhe, ashtu si gjatë viteve të kaluara, ceremonia kryesore do të zhvillohet në Knin, bastioni i rebelëve serbë në Kroaci.
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Bashkë me Trudeau e Johnson u kapën duke “u tallur” me presidentin Trump, Macron reagon për videon e publikuar Emmanuel Macron, Boris Johnson dhe Justin Trudeau janë kapur nga kamerat duke u tallur …