Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Era e fortë dhe reshjet e shiut disa minutëshe shkaktuan dëme të mëdha në Shkup. Përveç “liqeneve” të improvizuara thuajse në çdo lagje, shumë pemë u rrëzuan në tokë. Disa prej pemëve madje përfunduan mbi makina të ndryshme duke i dëmtuar mjaft. Një pamje më trishtuese ishte në ish rrugën “Krimska” në Komunën e Çairit, ku si pasojë e erës së fortë ishte shkulur një kulm i shtëpisë që me vete kishte tërhequr edhe kabllot e energjisë elektrike. Banorët që jetojnë në këtë rrugë shprehen të revoltuar për gjendjen e krijuar. Siç thonë ata, fatkeqësitë natyrore nuk mund të ndalohen por mungojnë punimet e duhura infrastrukturore në këtë rrugë dhe shumë të tjera. Nga stuhia e shkurtër që përfshiu Shkupin, dëme ka pësuar edhe një pjesë e kulmit të Spitalit gjinekologjik “Nënë Tereza” në Çair. Dëme materiale nga reshjet, edhe në qytete të tjera të vendit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Mustafa: Nuk mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa ka bër një reagimi në rrjetin social …