Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Ragmi Mustafa  ka bër një reagimi në rrjetin social facebook lidhur me emrimin se z.Aleksander Vulin do të emrohet ministër i brendshëm e në të kundërtën ai krenohet me fyerjet kundër pakicave që jetojnë në Serbi.

Ky është shkrimi i plot i kryetarit Mustafa:

Mandatarja për postin e Kryeministres së Qeverisë së re të Serbisë, znj.Ana Bërnabiq, paska propozuar z.Aleksandër Vulin për ministër të brendshëm.

Nuk mund të jetë pro-evropiane një qeveri që ministri i saj i policisë krenohet se fyen publikisht pakicat kombëtare dhe që ushqen vazhdimisht diskurs ksenofob e shqiptarofob.

Kjo nuk maskohet e zbukurohet me themelime të ministrive për të drejtat e njeriut, minoritete dhe dialog shoqëror.

Ministrat e tillë vetëm dëshmojnë mungesën e kapaciteteve demokratike të Serbisë institucionale, si parakusht për bashkëpunim dhe avancim të të drejtave të pakicave kombëtare.

Ky propozim për ministër të brendshëm vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE për Serbinë lidhur me mungesën e respektimit të të drejtave themelore të të drejtave të njeriut e pakicave, shprehjes së lirë dhe sistemit “autokrat zgjedhor”.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme