Botë Sulm i armatosur në Kaliforni, katër të vrarë Nga Wikiliks U postua 18/11/2019 2 Min e Lexuar 0 0 21 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Katër persona janë qëlluar për vdekje në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara pasi disa të dyshuar u futën në një oborr ku ishte organizuar një ndejë dhe filluan t’i sulmonin pjesëmarrësit me armë zjarri. Sulmi ndodhi rreth orës 6 të pasdites së të dielës në pjesën juglindore të qytetit Fresno, ku dhjetëra njerëz ishin mbledhur për të përcjellë një ndeshje futbolli, njoftoi policia lokale. Michale Reid, nënkomandant i policisë në Fresno tha se në këtë sulm me armë janë qëlluar dhjetë persona. Tre njerëz vdiqën në vendin e ngjarjes, ndërsa një tjetër ndërroi jetë më vonë në spital. Policia tha se gjashtë njerëz të tjerë pritet të mbijetojnë pasi kanë pësuar plagë më të lehta dhe janë duke u trajtuar në spital. Autoritetet njoftuan se të gjitha viktimat e këtij sulmi ishin persona me prejardhje nga Azia dhe i përkisnin moshave 25 deri 35-vjeçare. Në këtë ndejë besohet se po merrnin pjesë rreth 35 persona, njoftoi policia. Asnjë person ende nuk është arrestuar lidhur me këtë sulm. Ky ishte sulmi i dytë fatal të dielën në Fresno. Një djalë i ri u qëllua për vdekje më herët të dielën përderisa po qëndronte në shtëpinë e tij, shkruan “The Guardian” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
BE i bën thirrje Serbisë: Të lejohet vizata e ministrit Sveçla në Luginë Bashkimi Evropian i ka kërkuar autoriteteve të Beogradit që të mundësojnë vizitën e ministrit …