Faqja Kryesore Botë Të martën, më 30 prill, Komiteti i Punëve të Jashtme do të organizojë një seancë të plotë për viktimat e luftës në Kosovë

Të martën, më 30 prill, Komiteti i Punëve të Jashtme do të organizojë një seancë të plotë për viktimat e luftës në Kosovë

2 Min e Lexuar
0
0
37

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka njoftuar se më 30 prill, Komiteti i Punëve të Jashtme i ShBA-ve do të organizojë një seancë dëgjimore për viktimat e luftës në Kosovë.

Përmes Facebook-ut Çitaku ka shkruar se kjo mbledhje do i kushtohet në tërësi viktimave të luftës në Kosovë dhe kërkesave të tyre për drejtësi.

“Të martën, më 30 prill, Komiteti i Punëve të Jashtme do të organizojë një seancë të plotë dëgjimore për viktima e luftës në Kosovë dhe kërkimin e tyre për drejtësi!”, ka shkruar Çitaku.

Në këtë seancë, do të marr pjesë edhe njëra ndër viktimat e dhunës seksuale në luftën në Kosovë, Vasfije Krasniqi-Goodman.

Komiteti i Dhomave të Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i njohur gjithashtu si Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Shteteve të Bashkuara, është një komision i përhershëm i Dhomës së Përfaqësuesve të ShBA-ve, i cili ka juridiksion mbi projektligjet dhe hetimet në lidhje me çështjet e jashtme të ShBA-ve.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë