Botë Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar në Guatemalë kur shpërtheu vullkani Fuego Nga Wikiliks U postua 04/06/2018 2 Min e Lexuar 0 0 97 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Të paktën 25 persona kanë humbur jetën dhe qindra tjerë janë lënduar në Guatemalë kur shpërtheu vullkani Fuego, njofton agjencia për parandalimin e katastrofave të këtij vendi. Për shkak të shpërthimit të vullkanit, që po nxjerr hirin dhe tymin e zi lart në qiell, janë evakuuar afro 100 persona, kurse aeroporti ndërkombëtar ka mbyllur pistën e vetme që e ka, transmeton Telegrafi. Aviacioni civil në Guatemalë ka njoftuar në Tëitter se pisa është mbyllur për shkak të pranisë së madhe të hirit dhe tymit që po rrezikon sigurinë e pasagjerëve në aeroplan. Vullkani gjendet rreth 40 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit të këtij vendi. Punëtorët dhe mysafirët e një klubi të golfit janë evakuuar, kurse në videon e publikuar në rrjetet sociale shihet tymi dhe hiri i zi duke u ngritur në ajër mbi klubin e golfit. Zëdhënësi i agjencisë për parandalimin e katastrofave David de Leon, ka deklaruar se hiri u vullkanit që është shpërndarë në pjesë të ndryshme të qytetit, po ndodh pikërisht pasi që erërat kanë filluar të fryjnë në anë të kundërta. /Telegrafi/ Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Shpërthen vullkani në Itali, mbyllet aeroporti i Catanias (video) Mali i Etnës në Itali, vullkani më i lartë dhe më aktiv i Evropës, …