Faqja Kryesore Botë Tensione në Kashmir, Pakistani rrëzon dy avionë indianë, zë rob pilotët, vendi në prag lufte

Tensione në Kashmir, Pakistani rrëzon dy avionë indianë, zë rob pilotët, vendi në prag lufte

2 Min e Lexuar
0
0
72

Ushtria pakistaneze ka rrëzuar dy avionë të Forcave Ajrore të Indisë në hapësirën e Kashmirit si dhe kanë arrestuar një prej pilotëve.

BBC citoi zëdhënësin e ushtrisë pakistaneze, Maj Gen Asif Ghafoor, që deklaroi se njëri nga avionët është rrëzuar në pjesën që kontrollohet nga Pakistani, ndërsa tjetri në pjesën që kontrollohet nga India.

Të martën, India ndërmori sulme ajrore ndaj militantëve në Pakistan.

Tensionet mes Indisë dhe Pakistanit janë rritur ndjeshëm pasi një sulmi ndaj forcave indiane në Kashmir nga militantë pakistanezë.

Gafur më vonë deklaroi në konferencë se Pakistani nuk dëshiron një përshkallëzim të tensioneve me Indinë.

“Kur morëm shans për të hapur zjarr, ne vepruam me përgjegjësi dhe nga një distancë e sigurt. Ne jemi në gjendje të ndërmarrim të gjitha masat, por nuk tentojmë të përshkallëzojmë (tensionin). Ne nuk duam që situata të çojë në luftë”, tha Gafur, duke komentuar mbi një incident që përfshin dy avionë ajrorë indianë që thuhet se u qëlluan të mërkurën në territorin e Kashmirit nën kontrollin e Islamabadit

 

 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë