Faqja Kryesore Botë Tërmet i fuqishëm godet Turqinë dhjetra të vdekur

Tërmet i fuqishëm godet Turqinë dhjetra të vdekur

1 Min e Lexuar
0
0
40
Një tërmet i fuqishëm prej 7.8 shkallë e ka goditur Turqinë.

Sipas CNN 17 persona raportohet se kanë vdekur si pasojë e këtij tërmeti.

Epiqendra e këtij tërmeti llogaritet të jetë 23 kilomtera në lindje të Nurdagit, në provincën e Gaziantep, raporton Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve.

Pas tërmetit të fuqishëm ka pasur edhe pasgoditje në Turqinë jugore dhe qendrore.

Rreth 11 minuta pas goditjes së tërmetit kryesor, pasgoditja më e fortë prej 6.7 ballë ndodhi rreth 32 kilometra në veriperëndim të epiqendrës së tërmetit kryesor.

Një tjetër goditje e fortë me magnitudë 5.6 ka ndodhur 19 minuta pas tërmetit kryesor.

Nga ky tërmet që tronditi shtetin turk, u prekën edhe Siria dhe Libani.

Si pasojë, në Siri vdiqën 42 persona dhe u lënduan mbi 200 të tjerë, shkruan CNN

Foto 👇

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë