Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Pas darkës së mbrëmshme në shtëpinë e të parit të vendit, kryeministri Haradinaj ka pritur sot në takim në zyrën e tij presidentin Thaçi. Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka thënë se është takuar me presidentin Thaçi në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, pak para nisjes së presidentit për në SHBA. “Në vazhdën e konsultimeve për agjendën shtetërore, sot prita në takim Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, para udhëtimit të tij në SHBA”, ka shkruar Haradinaj. Ndryshe, mbrëmë presidenti Thaçi i kishte mbledhur në shtëpinë e tij të re, për një darkë me mish e me verë, udhëheqësin e Shqipërisë; kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. Takimi mes krerëve të shtetit dhe mysafirit nga Tirana vjen pas përplasjeve mes udhëheqësve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, por edhe pas përplasjeve të vazhdueshme mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe të parit të shtetit. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Vuçiq: Na presin biseda të vështira në Berlin, por nuk do të flasim për marrëveshje Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që të …