Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Republikës së Kosovës, së bashku me kryeministrin, Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacollin, zhvilluan një takim me ndihmës-sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell. Sipas kumtesës për media, në këtë takim është biseduar për thellimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy shteteve, avancimin e agjendës euroatlantike të Kosovës, procesin e transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës si dhe për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi ka falënderuar ndihmës-sekretarin Mitchell për mbështetjen e palëkundur të SHBA-së që ka dhënë për shtetin dhe popullin e Kosovës në të gjitha periudhat, nga liria, te shtetndërtimi dhe tani forcimi i perspektivës euroatlantike. Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani. “SHBA-ja është aleati ynë i përjetshëm. Të gjitha proceset i kemi projektuar dhe finalizuar së bashku. Prandaj, ne asnjëherë nuk do të largohemi nga kjo rrugë. Do të ecim së bashku drejt sfidave të reja që na presin”, ka theksuar presidenti Thaçi. Duke folur për fazën e fundit të dialogut, presidenti Thaçi ka theksuar se mbështetja amerikane në këtë proces është jetike, për arritjen e një marrëveshje përfundimtare dhe ligjërisht të obligueshme. Nga ana tjetër, ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell ka siguruar presidentin e Kosovës se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e gjithmbarshme për Kosovën. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi:PVD, nuk do të lejojë modifikim të qeverisjes në Bujanoc dhe bazuar në këtë, ajo do t’i mbetet besnike Marrëveshje së Tiranës Kryetari i Partis për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet në Parlamentin Republikan z.Shaip …