Kryetari i Partis për Veprim Demokratik dhe një herit Deputet në Parlamentin Republikan z.Shaip Kamber i ka reaguar Deputeti dhe shefit lokal të SNS i cili ka akuzuar PVD-ën se po bllokon hyrjen e sërbve në qeverisjen lokale në Bujanoc .

Kamberi ka thën se Deputeti dhe shefi lokal i SNS, në një intervistë për Bujanovaçke, paska akuzuar PVD-në se po bllokon hyrjen e serbëve në qeverisjen lokale në Bujanoc”.

Ndërsa përgjigja e Kamberit ka qen se PVD akuzon shtetin e serbisë dhe SNS-partinë shtet, për diskriminim ndaj shqiptarëve në sferat jetike edhe në intëgrim në nivelin e organeve shtetërore për vite me radhë. Mitroviq dhe Partia e tij shtet që prej 2012 qeversin me këtë shtet janë fajtorët kryesorë pse, sot, nuk ka shqiptarë në shumë organe shtetërore, ose, edhe atje ku gjenden, janë të përfaqësuar në mënyrë simbolike.

Po, parimi i integrimit është i nevojshëm, por, vetëm nëse ai është universal e jo selektiv siç pretendon Mitroviq dhe partia-shtet e SNS.

Megjithatë, duhet thënë se akuazat e Mitroviq janë rezultat i takimeve dhe bisedave të fshehta që partnerët tanë të caktuar në qeverisjen komunale po mbajnë me Mitroviq dhe SNS dhe po mundohen të shfajsojnë veten ndaj SNS.
PVD është në dijeni të këtyre takimeve dhe tendencave për të inkuadruar SNS në qeverisje lokale pa kurrëfarë kushti.

Nuk di pse kanë nevojë ta bëjnë këtë? Ne kemi një marrveshje e cila parasheh integrimin e serbeve në nivel lokal nëse qeveria e re në Beograd reflekton në drejtim të krijimit të vendve të punës për shqiptarët në organet shtetërore.

Jashta këtij parimi, PVD, nuk do të lejojë modifikim të qeverisjes në Bujanoc dhe bazuar në këtë, ajo do t’i mbetet besnike Marrëveshje së Tiranës.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme