Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar për atë çka është diskutuar në samitin e Bashkimit Europian me shtetet e Ballkanit Perëndimor. Ai është takuar në Sofje me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Federica Mogherinin, dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Thaçi ka thënë se me Mogherinin ka biseduar për rëndësinë e Kosovës në këtë samit, si dhe për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës. Ai u shpreh se ka diskutuar me të edhe për domosdoshmërinë e vazhdimit të diaologut me Serbinë. Në kuadër të takimit me Vuçiçin, Thaçi ka thënë se kanë vendosur që faza përfundimtare e dialogut të fillojë në një të ardhme të afërt. “Është një momentum i ri që kërkon mobilizim të të gjitha forcave politike, shoqërisë civile dhe mediave në Kosovë, sepse përfundimi i procesit do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimi ynë në OKB”. Thaçi e ka vlerësuar takimin në samitin e Bashkimit Europian si dëshmi të përkushtimit të Kosovës për dialog dhe fqinjësi të mirë. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Kamberi takon përfaqësuesit e Ministrisë së Shqipëris në Bujanoc Takim i frytshëm me përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së …