Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me Ekipin Negociator, në një konferencë për media ka thënë se dokumenti të cilin ua ka dorëzuar Ekipit Negociator përfshinë sfondin e fazës përfundimtare të dialogut. “Në këtë dokument janë të paraqitura pozicionet e përgjithshme të palës kosovare në takimet e zhvilluara me përfaqësuesit e BE në Bruskel. Në këtë dokument përfshihen edhe vërejtjet , sugjerimet që kemi dhënë ne si zyre e presidentit që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim nga Ekipi Negociator…gjithashtu ky dokument informues përfshinë çështje specifike të diskutuara në fazën përfundimtare si: të pagjeturit, personat e zhvendosur, trashëgimia kulturore, çështja e pronave, të drejtat e minoriteteve dhe komuniteteve jo shumicë, kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, është kërkuar që të gjitha marrëveshjet e arritura gjatë fazës teknike dhe politike të dialogut të implementohen si pjesë e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, zbatimi i kësaj marrëveshje në përgjithësi etj”, ka thënë Thaçi, shkruan Telegrafi. Presidenti Thaçi ka theksuar se synimi i të gjithëve është arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar që garanton anëtarësimin në OKB, njohjen nga Serbia. “Marrëveshja gjithëpërfshirëse nënkupton se nuk do të ketë kurrë më luftë mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë kufij sipas standardeve Evropiane dhe Kosova do të jetë multientike e nuk do të jetë e ndarë në baza etnike”, tha Thaçi, duke shtuar se beson se diçka e tillë pavarësisht vështirësive të mëdha do të arrihet. Presidenti shtoi se vazhdon të besoj edhe më fuqishëm se herat e tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të përfshihen Presheva, Medvegja dhe Bujanovci. “Unë vazhdoj të besoj më fuqishëm se herat tjera që në marrëveshjen përfundimtare do të kemi përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me Kosovën, dhe garantoj se edhe veriu i Mitrovicës , Gazivoda edhe Trepça do të jenë pjesë e Kosovës”, tha Thaçi, duke hedhur poshtë siç tha ai të gjitha spekulimet e deritashme rreth kësaj çështje. Thaçi theksoi se në këtë fazë beson në mbështetjen e plotë të SHBA-ve dhe punën e Bashkimit Evropian. Presidenti bëri të ditur se gjatë këtij takimi ka informuar kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën të cilën ia ka dërguar presidentit amerikan Donald Trump. “E informova kryeparlamentarin Veseli dhe Ekipin Negociator për letrën që i dërgova presidentit Trump, ku i ritheksova zotimin tonë për të qenë pjesë e dialogut, dhe përkushtimin maksimal për arritjen e marrëveshjes me Serbinë”, u shpreh Thaçi, duke i falënderuar të gjitha shtetet që po ndihmojnë Kosovën në këtë periudhë. Thaçi: Nëse më vije ftesa nga Gjykata Speciale, do t’i përgjigjem pozitivisht Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media pas takimit me ekipin e dialogut, është pyetur edhe për zhvillimet e fundit për Gjykatën Speciale. Presidenti i vendit, deklaroi se nëse ftohet nga Specialja, do të përgjigjet me transparencë. Ai gjithashtu i ftoi ish-luftëtarët e UÇK-së që të përgjigjen në ftesat e kësaj gjykate, raporton Telegrafi. ”Nëse vjen një ftesë e tillë, me përgjegjësinë më të lartë, një kërkese të tillë do t’i përgjigjem me transparencën e plotë. Dhe ftoj të gjithë ata që ftohen, që të përgjigjen”, deklaroi Thaçi. Duke folur për dialogun, dhe deklaratat e tij për partneritetin me Amerikën, presidenti i vendit tha se askush nuk duhet të punojë kundër këshillave të SHBA-së. Thaçi tha se vendimet dhe taktikat ditore, nuk duhet ta cenojnë raportin me Amerikën. “Mbi ndonjë veprim taktik ditor, duhet të marrim vendim strategjik për Kosovën. Kosova cenohet vetëm kur lëndojmë raportet me Amerikën, qoftë liderët institucionalë, apo edhe opozitar. Raportet me Amerikën janë më të rëndësishme se çdo interes momental. Kosovës nuk i nevojitet as liri e as pavarësi pa mbështetjen amerikane”, deklaroi Hashim Thaçi. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Ragmi Mustafi emërohet këshilltar i zv.kryeministrit Besnik Bislimit Lugina edhe me një këshilltar në Qeverinë e Kosovës: Ragmi Mustafi emërohet këshilltar i …