Lugina edhe me një këshilltar në Qeverinë e Kosovës: Ragmi Mustafi emërohet këshilltar i zv.kryeministrit z.Besnik Bislimit.

Ragmi Mustafi – ish-kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi – është emëruar këshilltar i zëvendëskryeministrit të parë të Kosovës, Besnik Bislimi.
Lajmin e ka konfirmuar vet Ragmi Mustafi për media

Postimi i plotë i z.Mustafi

ℹ️ Me mirënjohje, dua të njoftoj se sot kam pranuar pozitën e Këshilltarit Politik të Zëvendëskryeministrit të parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës – Besnik Bislimi.

🇽🇰 Kjo mundësi e jashtëzakonshme për të shërbyer Kosovën dhe Luginën në kuadër të ekipit z. Bislimi edhe njëherë rikonfirmon përkushtimin e Qeverisë së Republikës të Kosovës ndaj shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme