Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Deputeti shqiptar në parlamentin serb, Shaip Kamberi ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mbi 250 mijë eurove për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës. Deputeti Kamberi ka shkruar se me këtë vendim Qeveria u ka mundësuar gjithë nxënësve paisjen me tekste mësimore dhe në anën tjetër i ka kursyer prindërit e tyre nga shpenzimet. “Me Vendimin për ndarjen e 254,562.30 € për pajisje me tekste mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin në gjuhën shqipe në shkollat fillore, në Luginë të Preshevës, Qeveria e Republikës së Kosovës po vazhdon angazhimin për Luginën.Me këtë Vendim, Qeveria i ka mundësuar të gjithë nxënësve paisjen me tekste shkollore pa pagesë e në të njejtën kohë i ka kursyer prindërit e tyre nga shpenzimet.Ndihmat konkrete si këto duhet të vazhdojnë. Njejt sikur edhe koordinimi me Prishtinën e Tiranën”, ka shkruar Kamberi. Like 0
Daçiq: Ta shfrytëzojmë derisa Trump është president, të arrijmë marrëveshje me Kosovën Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia duhet ta shfrytëzojë momentin …