Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB’së në Nju Jork, është takuar me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.

Sipas njoftimit, Thaçi dhe Mitsotakis kanë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me forëzimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Thaçi ka falënderuar kryeministrin grek për mbështetjen që Greqia i ka dhënë Kosovën në rrugën drejtë integrimeve euroatlantike, ndërsa është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik, tregtar, arsimor e kulturor.

Ndërsa kryeministri grek, ka shprehur mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Greqia është njëra nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian e cila nuk e ka njohur Kosovën si shtet. /GazetaExpress/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme