Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka reaguar pas publikimit të raportit nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Drejtat e Njeriut për vitin 2018 në Kosovë. Thaçi shkruan se të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht, me theks të veçantë, luftimi i korrupsionit. “Raporti për të Drejtat e Njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara. I jemi mirënjohës SHBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre. Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
“Fjalimi i Shaip Kamberit në Parlamentin e Serbisë, një prej më të mirëve në histori” Së fundi në Kuvendin e Serbisë, politikani shqiptar nga Lugina e Preshevës, Shaip Kamberi, …