Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se të tjerët po e ngatërrojnë idenë e tij të shfaqur për bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me Kosovën. Thaçi në Zonën e Debatit potencoi se ka dallim ideja e “korrigjimit të kufijve” me atë të “shkëmbimit të territorit”, të cilën e quajti pazar me shtetin. ”Ideja ime është shumë e qartë. Serbia me vite e me vite flet për ndarjen e Kosovës. Dhe ne është dashur t’i përgjigjemi Serbisë .Dhe nëse diçka e tillë i lejohet Beogradit pa u refuzuar, atëherë do ta marrë përgjigjen për korrigjimin e kufijve”. ”Korrigjimi nënkupton Kosovën e pavarur dhe sovrane – me bashkëngjitjen e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit”. ”Askush të mos e përziejë idenë time të korrigjimit të kufijve me atë të shkëmbimit të territoreve .Për mua, siç e kam theksuar çdo herë, shkëmbimi është Pazar. Jam kundër asaj ideje”. ”Jam vetëm pro korrigjimit që nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Kosovës”. ”Për shkëmbimin kam folur edhe më herët, e kam thënë që e refuzojë atë ide, e ka thënë edhe Ibrahim Rugova, Nexhat Daci, por ky është pozicioni im”. ”Mua më intereson cila është objektiva ime dhe e qytetarëve të Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit. Idenë time nuk e shfaq në bazë të disponimit të Beogradit”. ”E respektoj legjitimitetin dhe kërkesën e qytetarëve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për bashkim me Kosovën”. ”Unë nuk shoh asgjë të keqe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, i besoj këtij parimi, vizioni dhe kësaj ideje”. ”Korrigjimi i kufijve do të bëhet në mënyrë paqësore. Për mua në territor ndryshimi bëhet vetëm duke iu shtuar Kosovës, Lugina e Preshevës, Medvegja dhe Bujanoci”. Like 0
Shpërthimi në Zagreb, policia konfirmon rënien e një fluturakeje dhe gjetjen e dy parashutave Një shpërthim i madh raportohet të ketë ndodhur në Zagreb të Kroacisë. Ministria e …