Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas përfundimit të takimit të zhvilluar në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në prezencë të Përfaqësueses së
Lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se ky ishte takim i vështirë.

Thaçi ka thënë se ky ishte takimi më i rëndë që kanë zhvilluar me palën serbe në gjashtë vitet e fundit.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Sapo e mbyllëm takimin me znj.Mogherini me të cilën diskutuam për të ardhmen evropiane të Kosovës, normalizimin e raporteve dhe arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë. Marrëveshja përfundimtare duhet të jetë për fqinjësi të mirë dhe paqe e stabilitet në Ballkan dhe për tu integruar në NATO dhe BE. Pas kësaj zhvilluam takim në nivel presidentesh, ka qenë takim i shkurtë jo i lehtë, më i shkurti dhe më i rëndi nga takimet që kemi zhvilluar në gjashtë vitet e fundit”, u shpreh Thaçi.

Ai shtoi se ende sheh dritë në fund të tunelit, edhe pse sipas Thaçit do të jetë jashtëzakonisht vështirë.

“Serbia ende e sheh Kosovën pjesë të saj. Presidenti Vuçiq dhe Serbia duhet ta kuptojnë që Kosova është shtet sovran. Do të punojmë që të arrijmë marrëveshjen përfundimtare që do të jetë në të mirë të dyja vendeve, mirëpo do të kemi vështirësi edhe më të mëdha në ditët dhe muajt e ardhshëm”, tha Thaçi. 

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Lajme