Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Sipas njoftimit për media të Presidencës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e marrëveshjes Kosovë – Serbi. Në ditën e parë të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, më të cilin ka biseduar për çështje bilaterale, rajonale dhe më gjerë, bën me dije njoftimi. Sipas këtij njoftimi, Thaçi e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen e administratës Trump për Kosovën dhe për mbështetjen historike që populli amerikan i ka dhënë popullit të Kosovës. “Kam shprehur konsideratën më të lartë në emrin tim dhe të popullit të Kosovës, për çdo gjë që SHBA-ja ka bërë për lirinë e popullit tonë dhe paqen në rajon. Përjetësisht do të jemi mirënjohës”, ka thënë pas takimit presidenti Thaçi, përcjell njoftimi nga Presidenca. Gjithnjë sipas këtij njoftimi, në këtë takim është biseduar edhe për mandatin e ri të FSK-së, si një forcë shumetnike dhe për bashkëpunimin rajonal dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës, ku thuhet se presidenti Thaçi, po ashtu, e ka falënderuar sekretarin Pompeo për mbështetjen që i ka dhënë procesit të transformimit të FSK-së në forcë të armatosur. “Kosova si shtet sovran ka të drejtë sovrane dhe detyrim që t’i ngrisë kapacitetet e sigurisë. Tani është koha që nga konsumues të bëhemi kontribuues të paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë”, ka shtuar ai. Njoftimi vazhdon duke treguar se presidenti Thaçi dhe sekretari Pompeo, po ashtu, kanë biseduar për fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “SHBA-ja mbështet Kosovën për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila i hap rrugë njohjes reciproke dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO, BE dhe OKB”, ka thënë presidenti Thaçi. Mbështetja e SHBA-së, sipas presidentit Thaçi, është përcaktues për arritjen e kësaj marrëveshjeje dhe krijimin e një konsensusi më të madh brenda dhe jashtë Kosovës. “Ishte konkludim i përbashkët se nëse nuk e shfrytëzojmë këtë momentum historik, ne rrezikojmë të hyjmë në një cikël të rrezikshëm jo vetëm si Kosovë, por edhe si rajon. Prandaj, mënyra e vetme për ta mbyllur njëherë e përgjithmonë çështjen e Ballkanit është arritja e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë presidenti Thaçi. Sipas njoftimit, nga ana tjetër, sekretari i shtetit amerikan, Mike Pompeo, ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë mbështetjen e Kosovës, me theks të veçantë arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Presidenti Thaçi do të vazhdojë të zhvillojë takime të shumta me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Uashington. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
GIGI, BELLA DHE KENDALL PËRFUNDOJNË NË GJYKATË Dy agjenci që përfaqësojnë supermodelet si Bella Hadid, Kendall Jenner, Hailey Bieber dhe Emily …