Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në shtëpinë e tij. Takimi mes Thaçit e Mustafës është zhvilluar në orët e vona të së mërkurës, ka mësuar Gazeta Express, nga burime të besueshme të saj. Vizita e Thaçit te Mustafa vjen pas takimit që presidenti, bashkë me kryeministrin e vendit, Ramush Haradinaj, e zhvilluan sot me drejtorin kryesor për Çështje Evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Erath, si dhe me drejtorin për Ballkan të Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA’së, Brad Berkley, për dialogun Kosovë-Serbi. Nuk dihet arsyeja e vizitës së Thaçit te Mustafa, por është mësuar se kreu i LDK’së sot do të presë në takim zyrtarët e lartë amerikanë, të cilët dje takuan krerët e shtetit. Presidenti i vendit në të kaluarën e ka vizituar Mustafën në shtëpinë e tij, kur ai ishte kthyer nga Gjermania, ku kishte qëndruar për shërim. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Reagimi i FIFA-s për Superligën Evropiane FIFA ka reaguar pas formimit të Superligës Evropiane, duke e kundërshtuar atë por njëkohësisht …