Faqja Kryesore Botë Treni mbyt fëmijën 8-vjeçar në Gjermani, atë dhe nënën e tij i shtyu dikush

Treni mbyt fëmijën 8-vjeçar në Gjermani, atë dhe nënën e tij i shtyu dikush

2 Min e Lexuar
0
0
48

Një djalosh 8-vjeçar ka vdekur pasi është goditur nga një tren i shpejtë në Frankfurt të Gjermanisë. Dëshmitarët e kësaj ngjarjeje tragjike kanë thënë se djaloshin dhe nënën e tij i ka shtyrë drejt binarëve një person i veshur me rroba të zeza.

Incidenti ndodhi rreth orës 10 të së hënës, ndërsa treni ishte duke udhëtuar nga Duseldorfi në Mynhen. Nëna e djaloshit i shpëtoi goditjes duke u futur në hapësirën e vogël mes dy binarëve, por nuk arriti ta kapte edhe djalin, i cili u godit nga treni.

Ajo është dërguar në spital dhe po merret në pyetje nga policia.

Autoritetet e kanë arrestuar një burrë 40 vjeç, i cili është kapur në një nga stacionet më të ngarkuara të Gjermanisë.

Një zëdhënës i policisë tha se duket që personi i dyshuar nuk ka lidhje me djaloshin e mbytur ose nënën e tij. Ai gjithashtu njoftoi se i arrestuari është përpjekur ta sulmojë edhe një person tjetër.

Pas këtij incidenti, të gjithë binarët e këtij stacioni u mbyllën për qarkullimin e trenave. Treni nga i cili u godit djaloshi mund të lëvizë me shpejtësi deri në 300 kilometra në orë.

Ky rast ndodhi vetëm një javë pas një incidenti të ngjashëm, kur një grua 34-vjeçe vdiq pasi u hodh para trenit nga një burrë, shkruan “Daily Mail”

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë