Botë Turqia dënon me burgim të përjetshëm 104 “pjesëmarrës në grusht-shtetin e dështuar” Nga Wikiliks U postua 22/05/2018 1 Min e Lexuar 0 0 116 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Një gjykatë turke në Izmir dënoi 104 persona me burgim të përjetshëm, për shkak të pjesëmarrjes në grusht-shtetin e dështuar të vitit 2016, shkruajnë mediat turke. Gjykata dënoi edhe 21 persona me nga 20 vjet burg për shkak të fyerjes së presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe 31 persona me 10.5 vjet burg për anëtarësim në organizatën FETO. Qeveria turke për grusht-shtetin e dështuar akuzon imamin Fetulah Gulen, i cili jeton në SHBA. Ai ka hedhur poshtë akuzat e Ankarasë zyrtare dhe ka dënuar grusht-shtetin e dështuar. Ndryshe, që nga tentimi për puç në Turqi janë arrestuar 160.000 persona dhe nga puna janë larguar po aq njerëz. Mbi 50.000 prej tyre formalisht janë akuzuar dhe presin gjykimin në burg. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Fillon asfaltimi i rrugëve në fshatin Lluçan Ka filluarë sod asfaltimi i rrugve të cilat kan qen prioritet për kët vit …