Faqja Kryesore Botë Turqia rrezikon përjashtim nga NATO

Turqia rrezikon përjashtim nga NATO

1 Min e Lexuar
0
0
61

Turqia rrezikon përjashtim nga NATO? Kërkon të blejë sistem raketor rus

Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara rreth blerjes nga Turqia të një sistemi rus për mbrojtjen nga raketat që nuk mund të integrohet në NATO.

Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë paralajmëruar Turqinë se do të jetë objekt sanksionesh dhe se blerja prej saj e avionëve luftarakë nga firma amerikane Lockheed Martin rrezikohet, nëse Ankaraja nuk heq dorë nga planet për sistemin rus.

Magazina.com
Reklamë – Magazina.com – Shit / blerje falas!! Vizito tani.

“Është e qartë, se duke sjellë Turqia një sistem rus anti-ajror dhe anti-raketë në një vend të NATO-s, ne nuk mund ta integrojmë këtë vend në NATO. Po, kjo na shqetëson dhe ne nuk e rekomandojmë këtë,” u tha zoti Mattis gazetarëve. /VoA/

Më shumë artikuj të ngjashëm
Më shumë nga Wikiliks
Shfaq më shumë në Botë