Botë Turqia, Rusia dhe Irani zotohen për ulje të tensioneve në Siri Nga Wikiliks U postua 17/09/2019 3 Min e Lexuar 0 0 29 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, i priti të hënën në Ankara presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe presidentin e Iranit, Hassan Rohani, për të biseduar rreth gjetjes së një armëpushimi afatgjatë në Sirinë e rrënuar nga lufta. Vladimir Putin, Hassan Rohani dhe Rexhep Erdogan u takuan fillimisht veç e veç para se të takoheshin në samitin e pestë të liderëve të këtyre shteteve. Ata biseduan për Idlibin, rajon në veriperëndim të Sirisë, i cili është bastioni i fundit i rebelëve. Presidentët u zotuan se do ta parandalojnë përkeqësimin e krizës humanitare në këtë rajon dhe gjithashtu u pajtuan për uljen e tensioneve në rrethinën e Idlibit. Vitin e kaluar, Rusia dhe Turqia e nënshkruan një marrëveshje për zonë neutrale, me të cilën synohet mbrojtja e Idlibit nga sulmet e qeverisë siriane. Ankaraja ka 12 pika vëzhguese në këtë rajon, por po frikësohet se forcat siriane, të cilat përkrahen nga forcat ruse, do të shënojnë fitore në Idlib. Qindra mijëra sirianë, shumë prej të cilëve tashmë janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Sirisë, janë vendosur afër kufirit me Turqinë për t’u mbrojtur nga sulmet ajrore të forcave të Asadit. Shpërthimi i konfliktit në Idlib e ka krijuar mundësinë për një valë masive të refugjatëve drejt Turqisë, e cila tashmë i ka strehuar 3.6 milionë refugjatë sirianë. Rusia dhe Irani e përkrahin presidentin e Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Turqia, së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë e arabë, i përkrah grupet rebele, shkruan “Free Europe” Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
MAQEDONASIT PROTESTOJNË KUNDËR GREQISË – POR E DJEGIN FLAMURIN SHQIPTAR Në protestën e djeshme që u mbajt në Shkup, kundër ligjit të gjuhëve dhe …