Botë Turqia urdhëron arrestimin e gati 300 ushtarakëve Nga Wikiliks U postua 22/02/2019 2 Min e Lexuar 0 0 38 Shpërndaj në Facebook Shpërndaj në Twitter Shpërndaj në Google+ Shpërndaj në Reddit Shpërndaj në Pinterest Shpërndaj në Linkedin Shpërndaj në Tumblr Zyra e Prokurorit në Turqi urdhëroi arrestimin e 295 ushtarakëve, nën dyshimet se kanë lidhje me klerikun fetar, Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për organizimin e një përpjekjeje për puç në vitin 2016. Deklarata e prokurorit, e lëshuar të premten, thotë se ata që përballen me arrestim, përfshijnë: tre kolonelë, tetë majorë dhe dhjetë togerë. Policia e nisi operacionin për arrestim një orë pas mesnatës. Gulen e ka mohuar çdo përfshirje në përpjekjen për grushtshtet, që ka ndodhur më 15 korrik të vitit 2016, transmeton “Rel”. Gulen, ish-aleat i presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, jeton në mërgim në Shtetet e Bashkuara qysh në vitin 1999. Mbi 77,000 njerëz janë burgosur dhe janë në pritje të gjykimit për pjesëmarrjen e dyshuar në puçin e dështuar. Autoritetet kanë pezulluar ose shkarkuar nga puna mbi 150,000 shërbyes civilë dhe ushtarakë, për të njëjtat dyshime. Erdogan është akuzuar për shfrytëzimin e përpjekjes për puç si pretekst për të shtypur kundërshtarët. Like 0
Gjykata e BE-së gjen që Komisioni Evropian s’ka qenë mjaftueshëm transparent për kontratat e vaksinave anti-Covid
Lutfiu:Universiteti i Tiranës ka përjashtuar nga tarifa e shkollimit studentët e Luginës së Preshevës
Nenad Rashiq: Serbët janë kundër ndryshimit të kufijve, do të ishte fatale për ne Nenad Rashiq nga koalicioni Sloboda (Liria) e ka quajtur fatal një ndryshim të mundshëm …